Vendosni fjalën kyçe....

Nxirret nga “Kanioni i Gjipesë” turisti polak, niset drejt spitalit për ndihmë mjekësore


Pas operacionit të nisur që prej ditës së djeshme, nxirret turistit polak që u rrëzua në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë”.

Mësohet se ai ka pësuar frakturë në një këmbë. Kujtojmë se një infermier së bashku me një alpinist kanë mundur të zbresin në terrenin e vështirë dhe t’i japin ndihmën e parë turistit. Së bashku me ta ishin një grup pre pesë personash u përpoqën të sigurojnë transportin.

Për fat të mirë, turisti polak është aktualisht jashtë rrezikut për jetën dhe është nisur menjëherë drejt spitalit.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse, falë ndihmës së një alpinisti nga Vlora, në një shkallë të lartë vështirësie dhe rreziku për jetën, bënë të mundur nxjerrjen, nga kanionet e Gjipesë, e një turisti polak.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, përmes një mesazhi, të dërguar nëpërmjet Drejtorit Vendor të Policisë Vlorë, që ka ndjekur e drejtuar operacionin e shpëtimit, ka falenderuar alpinistin nga Vlora, Kosta Xhaho, Delta Forcën , zjarrfikësit, shërbimet e Policisë Himarë dhe ekipin e Urgjencës, për sakrificën dhe shpëtimin e turistit polak.

Në lidhje me informacionin paraprak të datës 08.04.2022, ku në Sallën e Komandës dhe të Kontrollit në DVP Vlorë, ka ardhur një telefonatë nga një turist, shtetas polak, A. P., 24 vjeç, i cili kishte kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe kishte pësuar frakturë në njërën këmbë, sqarojmë se:

Menjëherë në drejtim të tij u nisën shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë, Delta Forca, një mjet i Urgjencës Mjekësore, si dhe alpinisti Kosta Xhaho.

Pas një pune profesionale në kushte të larta të rrezikshmërisë për jetën, për shkak të terrenit mjaft të vështirë, dhe duke treguar kujdes që turisti të mos dëmtohej më shumë, paraditen e sotme, u bë e mundur nxjerrja e shtetasit polak dhe transportimi i tij për ndihmë mjekësore. Shtetasi polak A. P. është aktualisht jashtë rrezikut për jetën.