Një i ri është plagosur me thikë në qytetin e Sarandës mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit bregdetar.
I riu raportohet se është goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Aktualisht i riu është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë mjekimin e nevojshëm.