Vendosni fjalën kyçe....

Rama kritika Drejtësisë së Re: Dënoi një zyrtare për një arkë peshk, por vonon për ata që vranë protestuesit e pafajshëm


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kongresin e PS-së ka shprehur kritikat e tij ndaj drejtësisë së re.

Duke iu referuar dënimit të ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda me 10 muaj burg, Rama tha se një zyrtare është dënuar për një arkë peshk por ende po vonohet drejtësia për ata që vranë protestuesit në Bulevard.

 “Edhe kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive, ndërkohë që dënon një zyrtare për një arke peshk në këmbim të një punësimi  të pakryer, Por për këtë mbase do flas pak më tej në një moment tjetër. Ndërsa dallimin mes qeverive e bëjnë pikërisht vendimet që ato marrin dhe punët që ato bëjnë, natyrisht me taksat që mbledhin.”- tha Rama.