Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Bojken Lakon: Dënohet këngëtari për 3 dritare dhe mbrohet një pallat pa leje në breg të detit


Kryeministri Edi Rama ndal te dënimi me 3 vite burg, i këngëtarit Bojken Lako gjatë fjalës që mbajti sot në Kongresin e Partisë Socialiste.

Ndërsa kritikonte gjykatat, ai tha se dënohet një këngëtar për disa dritare të hapura, ndërkohë zvarriten vendimet për pallate pa leje në breg të detit.

“Nuk është faji dhe përgjegjësia jonë që askush përpara nesh nuk e nisi këtë rrugë. Të gjithë u stepën nga Reforma në Drejtësi që do të bënte pikërisht këtë që po bën, goditjen në radhët e sipërme të pushtetit politik. Sikur ta kishin nisur të tjetër më parë këtë reforme, sot Shqipëria do të ishte një vend tjetër, por janë humbur 25 vite. Çerek shekulli. Koha që humbet bashkë me mundësitë që sjell është më e gjatë se sa koha që humbet kur mundësitë janë aty. Shqipërisë iu treten shumë shanse dhe mundësi të kohës, koha i solli Shqipëria s’i shfrytëzoi.

Pikërisht se përse Reforma në Drejtësi, ka nisur me vonesë kaq të gjatë do të duhet të durojmë shumë fare teksa luftojmë për drejtësi. Duhet të shtrëngojmë dhembët e të ecim përpara. Nuk duhet të lëndohemi edhe kur njerëzit tanë thonë ‘ik ore se të gjithë jeni bashkë. Do e durosh, pavarësisht se sa e tmerrshme është të mendosh të jesh në një çanak me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Dënohet me heqje lirie një këngëtar se hap 1 dritare, apo zgjeron një objekt, ku ndërkohë strukturat shtetërore, policia, INUK-u, presin prej muajsh e muajsh, që gjykata dhe gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat të tërë pa leje m’u në breg të detit.”- tha Rama.