Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje SPAK-ut të marrë nën hetim Berishën: “Non grata” nga SHBA është gur në qafën e Shqipërisë, ta marrim vesh ka bazë apo jo


Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar SPAK të marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha, lidhur me shpalljen e tij “non grata” nga SHBA-të.

“Janë me dhjetëra të vrarë nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër që rrotullohen në varr akoma në kërkim të drejtësisë, pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK nuk i di, burgoset një grua për një kile peshk, dhe më e çuditshmja është që SPAK vihet natyrshëm në lëvizje dhe nga një deklaratë partie, kuptohet deklaratë e partive të tjera, jo e jona, për këdo zyrtarë të lartë, ndërkohë akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht më 30 vite nga aleati më i madh i Shqipërisë, jo për një individ por për gjithë Shqipërinë, sepse ka drejtuar vendin.

Ka detyrim për këtë njeri që ndalohet të hyjë në Amerikë familjarisht. Ajo deklaratë ka ose jo, se thotë dot politika e brendshme, por drejtësia.

Sepse ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për ata që kuptojnë 2 gram nga marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe 1 gram nga marrëdhëniet mes nesh dhe SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë dhë SPAK duhet ta heqë këtë gurë nga qafa, ka bazë, nuk ka bazë.

Edhe ata krejt pa tru ta marrin mesazh ka bazë apo nuk ka bazë.”- u shpreh Rama gjatë punimeve në kongresin e PS-së.