Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të shtunë në një banesë në Troshan të Lezhës ku për pasojë ka mbetur e dëmtuar një 67-vjeçare.
Gruaja e plagosur është dërguar me urgjencë në QSUT për mjekim të specializuar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa e shtetasit M.L. ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë si dhe është lënduar shtetasja Gj.L. 67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.