Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali shpall fitoren me kanabisin: Do e legalizojmë atë mjekësorin dhe do hapim një front të ri pune e rritje ekonomike


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalimit të saj në Kongresin e PS-së deklaroi se Shqipëria e ka fituar luftën me kanabisin. Ajo shtoi se kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore do legalizohej.

“Luftën me bimët narkotike ne e kemi fituar dhe Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike në këtë drejtim.

Për këtë shkak dhe shumë të tjera arsye vëmë re se nga mbi 60% shqiptarë që janë përgjigjur rreth 390 mijë shqiptarë janë dakord që vendi të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar rreptësisht nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore. Por duke vazhduar ta kriminalizojë atë për trafik apo përdorim vetjak.

Shqiptarët gjykojnë se një qasje e tillë do të dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin e lidhur me këtë problem madhor jo vetëm shqiptar por edhe ndërkombëtar.

Ne do e dëgjojmë zërin e tyre për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritjeje ekonomike duke e vënë në binarë ligjore dhe duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni siç kemi bërë deri më sot.”- tha Spiropali.