Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Ne duhet dhe ne do ta fitojmë dhe meritojmë mandatin e katërt


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur i bindur në fitoren e mandatit të katërt qeverisës nga partia e tij. Kështu tha ai gjatë fjalimit që mbajti tij në Kongresin e Partisë Socialiste.

“Ne duhet dhe do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo sepse kemi kundërshtar të dobët por se ne duhet dhe do ta meritojmë mandatin e katërt.”– tha Balla.

Gjatë fjalës së tij Balla komentoi edhe situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Ai u shpreh se këtë situatë socialistët s’durohet ta konsiderojnë si avantazh por si kurth.

“Sfida jonë e tretë është marrëdhënia me kundërshtarët politikë. Këtu dua t’ju tërheq të gjithëve vëmëndjen për dy çështje që unë mendoj se duhet t’i kemi parasysh.

Opozita në Shqipëri dhe këtu i referohem Partisë Demokratike është në një gjendje dhe situatë të vështirë. Ne kurrsesi nuk duhet ta shohim këtë gjendje dëshpëruese të opozitës si një avantazh.

Unë ju sugjeroj që ta shohim të gjithë si një kurth, ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda nëse do të ndiheshim komodë dhe të qetë sepse përballë kemi një kundërshtar të shkatërruar. Ne duhet dhe do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo sepse kemi kundërshtar të dobët, por se ne duhet dhe do ta meritojmë mandatin e katërt.

Çështja e dytë që kam e që lidhet me opozitën është se po ndeshim tek ta e ndër ta një dukuri të re dhe shumë të rrezikshme për vendin tonë, antiamerikanizmin. Është e zymtë të konstatosh sulmet e përsëritura dhe përherë e më të pamoralshme ndaj Sekretarit të Shtetit apo Ambasadës Amerikane, që një pjesë e kalbur e politikës shqiptare dhe kalemshinjtë e vet të porositur e që ende paguhen me paratë e korrupsionit të pahetuar, për rrjedhoje të pndërshkuar ende. Ky zhvillim i ri shënon një regres historik, por për fat të mirë nuk përfaqëson, në asnjë sondazh serioz: vullnetin e popullit shqiptar.”– u shpreh Balla.