Vendosni fjalën kyçe....

“Thonë s’i mbron njerëzit e vet” – Rama për arrestimet e socialistëve: Unë nuk lëshoj askënd, por nuk i mbroj ata që më përdorin besimin dhe u merr koka erë


Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimet e fundit në vend të eksponentëve të Partisë Socialiste, si dhe iu është përgjigjur akuzave për faktin se duhej të merrte përsipër ai fajin, apo t’i mbronte ata.

 “Më vijnë zëra që thonë ‘Ky i gjati nuk të mban. Ky i gjatë lëshon.’ E thonë apo jo? E thonë.’Ky i gjati nuk i mbron njerëzit e vet’.

Dëgjoni këtu: Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta. I vë gjoksin, i vë fytyrënn, i vë zërin në dispozicion dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjesëtar në këtë familje kur është fjala për punë të cilat i kërkon detyra e gjithsecilit.

Por unë jo vetëm që nuk mbaj dhe nuk mbroj asnjërin që besimin e marrë nga zgjedhësit, besimin e marrë nga kjo familje dhe besimin e marre edhe nga unë vetë, e përdor për t’i ngrënë pas shpine edhe zgjedhësit, edhe familjen tonë politike, edhe mua, që borxhin nuk ia kam askujt kur i merr koka erë por ia kam vetëm kësaj familje dhe ia kam këtij populli, përveçse natyrisht atyre që më kanë lënë mua mbiemrin që kam.

Dhe pikërisht që jam i gjatë, si mund t’i mbroj unë përpara ca të vegjëlve me mikrofona, që më kërkojnë llogari. Dhe për çfarë?! Për çfarë?! Për zorrën e atyre që nuk ndalojnë së ngrëni dhe që nuk e kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër, dhe bota tjetër e jona, nuk punojnë kartat e kreditit, as parajsat fiskale. Madje në Sharrë, përgatituni të shkoni siç shkoja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata të tjerët atje. Kështu që edhe kostumet lërjuani djemve, se me burrat e kam. Mua nuk më kanë zgjedhur të mbaj nën sqetull dhe të mbroj unë nga drejtësia në emër të PS-së, ata të cilët duan të jenë edhe deputetë, edhe të jenë ministra por duan edhe të kenë pasuri. Por pse?! Çfarë kanë ata më shumë?”– tha Rama.