Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur deklaratave kundrejt tij nga Presidenti i Republikës gjatë konferencës për shtyp.
Ndërsa Meta quajti Veliajn “Zogu i Tiranës” dhe që “gënjen edhe kur fle”, kryebashkiaku e cilësoi Presidentin “fiksimaxhi që rrihet me policët”.
“Ishte një Kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregoi kontrastin mes nesh dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët. Shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së. Kaq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.