Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e PD-së në rrethe, Alibeaj: Berisha po vendos në poste ish-funksionarë të LSI-së


Pjesa e Partisë Demorkatike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet e PD-së në rrethe, në një kohë kur sot po mbahen në degën e PD-së së Mallakastrës.

Në një njoftim për mediet thuhet se Berisha po vendos në postet drejtuese në rrethe ish-funksionarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij, ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI.

Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI. Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese.”– shkruhet në njoftim.