Vendosni fjalën kyçe....

Anëtari i NATO-s i dhuron Ukrainës sistemin raketor të mbrojtjes ajrore


Sllovakia i ka ‘dhuruar’ Ukrainës sistemin e saj të vetëm të mbrojtjes ajrore S-300 të prodhuar nga Bashkimi Sovjetik, tha kryeministri sllovak Eduard Heger. Ky veprim nuk do të thotë se Bratislava ka hyrë në një konflikt me Moskën, shtoi ai në një postim në Facebook.

“Mund të pohoj se Sllovakia i dhuroi Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 bazuar në kërkesën e saj për t’u vetëmbrojtur”, shkroi Heger në një postim të shoqëruar me një video. Kryeministri tha se ishte një vendim i përgjegjshëm pasi sistemi i armëve është ‘thjesht mbrojtës’.

Ai shtoi se siguria e vetë Sllovakisë nuk është rrezikuar në asnjë mënyrë përmes lëvizjes dhe mbrojtja e saj ajrore do të forcohej ditët e ardhshme nga furnizime shtesë të sistemit të mbrojtjes ajrore nga ‘aleatët’ e saj. Ministri nuk i emëroi kombet që pritet t’i sigurojnë Bratislavës armë.