Vendosni fjalën kyçe....

Goditet me sende të forta Kancelari i Gjykatës së Elbasanit


Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi në orët e vona të kësaj fundjave është goditur me mjete të forta në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

BalkanWeb raporton se sipas burimeve jo zyrtare, Kancelari është goditur me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Ai ka qenë duke konsumuar një kafe dhe kur ka dalë jashtë saj, është sulmuar me leva, duke u goditur në disa pjesë të trupit.

Autorët e paidentifikuar duket se kanë dashur vetëm ta paralajmërojnë Sulkuqin, duke shmangur goditjen në kokë.

Kancelari i gjykatës ka shkuar për të marrë ndihmën e parë në spital, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar sulmuesit.