Vendosni fjalën kyçe....

I kapet një pushkë e 60 fishekë në servis, pranga 33-vjeçarit në Dibër


Një person është arrestuar në Dibër pasi i është kapur një armë zjarri e një sasi municionesh.

Në pranga ka rënë 33-vjeçari me iniciale R.S. pasi gjatë kontrollit në servisin e tij iu gjet një pushkë pa leje dhe një sasi prej 60 fishekësh.

Njoftimi

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet  një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që i posedonte. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë zjarri,  strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit  R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi R. S. 33 vjeç, banues në Peshkopi. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprime të mëtejshme.”