Vendosni fjalën kyçe....

Kapet i riu në Pogradec, i gjenden në shtëpi disa gramë lëndë narkotike e dyshuar


Një person është arrestuar në Pogradec ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë 25-vjeçari me iniciale M.M. ndërsa në gjendje të lirë është proceduar 24-vjeçarja D.T.

I riu u ndalua pasi gjatë kontrollit në banesë i është gjetur një sasi prej 11 gramësh lëndë e dyshuar kokainë.

Ndërsa bashkëjetuesja 24-vjeçare është proceduar pasi nuk ka kallëzuar aktivitetin kriminal sipas policisë.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Mesnata”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 25 vjeç, banues në Pogradec dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi i mësipërm ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec. Si rezultat i kontrollit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lekësh të prerjeve të ndryshme. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se 24-vjeçarja, bashkëjetuesja e shtetasit M. M., nuk kishte kallëzuar këtë aktivitet kriminal, në organet kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.”