Komisioni i Rithemelimit ka zhvilluar zgjedhje për kreun e degës në Fushë Krujë.
Në këto votime kanë marrë pjesë 440 demokratë.
Në fund, kreu aktual i PD-së, Agron Loka ka fituar një mandat tjetër me 408 vota.
Rivali i tij, Aqif Mesi ka marrë 24 vota, ndërsa 8 vota janë shpallur të pavlefshme.
Këto zgjedhje nuk njihen nga krahu tjetër në PD të cilët i konsiderojnë të njëanshme.
PD-ja ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët midis dy grupimeve ku janë përfshirë edhe në një procedurë gjyqësore.