Vendosni fjalën kyçe....

Macron kryeson në raundin e parë, sondazhet e nxjerrin në balotazh me Le Pen


Përfundon votimi në Francë, sondazhet nxjerrin Macron dhe Le Pen në balotazh

Presidenti francez Emmanuel Macron do të përballet me Marine Le Pen të së djathtës ekstreme në balotazhin presidencial më 24 prill, pasi kryesoi raundin e parë të dielën me 28.5% të votave ndaj 23.6% të Le Pen, sipas një sondazhi të Ipsos.

Macron parashikohet të ketë marrë 28.5% të votave, përballë Le Pen (23.6%) dhe vendit të tretë Jean-Luc Mélenchon (20.3%), sipas parashikimeve të partnerëve tanë Ipsos Sopra Steria.

Rreth 48.7 milionë francezë kishin të drejtën e votë në qendrat e votimit për raundin e parë të së dielës. Deri në orën 17:00, 65 përqind e votuesve të regjistruar kishin votuar, 4.4 pikë më pak se zgjedhjet e mëparshme në 2017.

Dymbëdhjetë kandidatë, nga e majta në të djathtë, garonin për raundin e parë. Dy finalistët do të konkurrojnë për postin kryesor të Francës pas dy javësh, më 24 prill.