Presidenti Meta ka bërë thirrje të arrestuarve për aferën e inceneratorëve që të tregojnë personat që u kanë dhënë garanci për të shkelur ligjet.
Në një shënim në Facebook, kreu i shtetit ka shkëputur një material nga konferenca e djeshme për shtyp ndërsa kërkon që 400 milionë eurot e vjedhura në aferën e inceratorëve t’i kthehen vendit.
“Për aferën e inceneratorëve unë u bëj thirrje të bëhen të gjithë të penduar dhe të tregojnë se kush ju ka dhënë garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale. Mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave në Komisionin Parlamentar për të vënë para përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë. Ajo që duhet më shumë është t’i kthehen lekët popullit. Janë 400 e ca milionë euro.” – thotë Meta.