Sfida mes Milanit dhe Torinos ka përfunduar në barazim pa gola.
Pretendentët kryesorë për titullin u treguan të pafuqishëm për të shënuar në portën e mbrojtur nga legjionari shqiptar Etrit Berisha.
Portieri i kombëtares shqiptare ishte vendimtar në sfidën e sotme duke bërë disa pritje të cilat do kishin ndryshuar rezultatin.
Kuq e zinjtë vijojnë të ruajnë kreun me 2 pikë më shumë se ndjekësit e Interit por me një ndeshje më shumë.