Napoli ka bërë një hap fals në garën e ngushtë për kreun e Seria A. Napoletanët humbën në shtëpi përballë Fiorentinës.
Pjesa e parë përfundoi 0-1 në favor të fiorentinasve me golin e shënuar nga Gonzales.
Me fillimin e pjesës së dytë Mertens shënoi golin e barazimit për Napolin.
Më pas Fiorentina mori sërish avantazhin me Ikone dhe trefishoi atë me Cabral.
Për Napolin do ngushtonte diferencën nga Osimhen. Me rezultatin 2-3 do përfundonte edhe sfida duke i dhënë mundësinë Milanit për një shkëputje të mundshme nëse fiton ndaj Torinos mbrëmjen e sotme.
Në sfidat e tjera Sassuolo fitoi ndaj Atalantës e cila duket se në fazën e dytë të Seria A e ka humbur shkëlqimin dhe i është larguar zonës europiane.
Traore shënoi golat e fitores për Sassuolon ndërsa për Atalantën golin e vetëm e shënoi Muriel.