Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja me thikë në Sarandë në mes të lokalit, zbulohet emri i autorit të dyshuar


Është zbuluar emri i autorit të dyshuar të plagosjes së ndodhur në Sarandë mbrëmjen e djeshme. Ai është Enivled Aliu i cili akuzohet se ka goditur disa herë më thikë 29-vjeçarin Dino Majko.

Fillimisht përplasja ka nisur jashtë një lokali në lagjen 1 e më pas ata janë futur brenda duke tmerruar klientët që ndodheshin brenda. Aliu.

Ky i fundit është mjekuar fillimisht në spitalin e Sarandës ndërsa më pas është përcjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar e ka nisur punën për kapjen e tij. Autori i dyshuar është me profesion peshkatar dhe është shoqëruar edhe herë të tjera nga policia për sherre të ngjashme.

Po kështu edhe i lënduari është plagosur edhe një herë tjetër më herët, në vitin 2020 ku u qëllua me thikë pas një sherri me disa persona në Sarandë.

Njoftimi

“Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.”