Vendosni fjalën kyçe....

“Po përgatitemi për betejën vendimtare” – Zelensky


Ukraina po përgatitet për një betejë të madhe kundër Rusisë në juglindje të vendit, pohoi presidenti Volodymyr Zelensky të shtunën, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin austriak Karl Nehammer në Kiev.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, qeveria e tij po kërkon ‘mënyra të caktuara diplomatike’ për t’i dhënë fund konfliktit në vazhdim, shtoi Zelensky.

“Ne shohim përgatitje për një betejë të rëndësishme dhe disa thonë vendimtare.” – pohoi ai.

“Në lindje, dhe jo vetëm në lindje, por edhe në jug, ka një grumbullim trupash. Ka një numër i madh trupash, pajisjesh, njerëzish të armatosur që do të pushtojnë një pjesë tjetër të territoreve tona. Do të jetë një betejë e vështirë. Ne besojmë në luftën tonë, ne besojmë në fitoren tonë.” – tha Zelensky.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas përsëriti se vendi ka qenë gjithmonë ‘gati për negociata’ me Moskën.