Policia ka arrestuar autorin e dyshuar i cili qëlloi në drejtim të biznesmenit në ngjarjen e ndodhur më 18 janar te nënkalimi te Liqeni i Thatë.
Në pranga të policisë ra Skerdi Tasi 31-vjeç i cili është akuzuar nga policia për dy vepra penale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit:
– S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç”-thuhet në njoftimin e policisë.