Vendosni fjalën kyçe....

Rama shkon në Berlin, takime zyrtare me Presidentin dhe Kancelarin


Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Berlin ku do të zhvillojë një takim me zyrtarë të lartë në Berlin.

Ndonëse dita e sotme është shoqëruar nga një mot i keq, kryeministri Rama është pritur nga një ceremoni zyrtare.

Ditën e nesërme (të hënën), Rama do të zhvillojë takime me presidentin, kancelarin gjerman ku edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi si dhe me kryebashkiaken e qytetit tw Berlinit.

Agjenda:

E diel, 10 prill

15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron.

15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.