Vendosni fjalën kyçe....

Skandal në Britani, bashkëshortja e ministrit të Financave dyshohet se ka shmangur miliona stërlina taksa


Ministri britanik i Financave Rishi Sunak është përfshirë në një krizë së fundmi pasi në rrjet janë publikuar të dhëna të statusit tatimor të bashkëshortes së tij.

Sipas Daily Mail, Sunak ka urdhëruar një gjueti për të zbuluar personin që ka hedhur të dhënat e bashkëshortes së tij, trashëgimtares miliardere Akshata Murthy. Kjo e fundit dyshohet se ka shmangur miliona stërlina detyrime në Britani.

Ajo u përpoq në mënyrë dramatike të qetësonte situatën e krijuar ditët e fundit duke deklaruar se do të paguajë taksat britanike nga viti më i fundit financiar.

Pas kësaj ministri Sunak vendosi të largojë familjen nga rezidenca qeveritare duke u zhvendosur në shtëpinë luksoze të familjes në Londrën perëndimore. Lajmet e fundit kanë bërë që popullariteti i Sunak të bjerë me shpejtësi mes britanikëve siç kanë zbuluar sondazhet e fundit.

Zhurma mbi statusin tatimor të bashkëshortes së tij e kanë vështirësuar gjendjen për Sunak i cili ka qenë nën kritika prej disa javësh për rritjen e çmimeve në vend.

Pasi laburistët akuzuan Sunak e nuk kishte qenë transparent në lidhje me marrëveshjet financiare të familjes së tij, ndërsa rriti taksat për miliona britanikë, kryeministri Boris Johnson pranoi se nuk kishte informacion mbi statusin tatimor të zonjës Murty.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani