Volkswagen së fundmi prezantoi përditësimin e softuerit të brezit të tretë 3.0 për modelet e tij modulare të makinës elektrike (MEB) si ID.3 dhe ID.4.
Krahas një sistemi të përditësuar softuerësh është edhe integrimi i përditësimeve ‘OTA’, por kjo vlen vetëm për modelet ende në zhvillim.
VW njoftoi se modelet ekzistuese do të duhet të kthehen në fabrikë për një instalim praktik të softuerit. Gjithashtu u tha se një bateri e re 12 volt do të instalohej falas, pasi bateria e vjetër nuk do të mund të përballonte kërkesat e energjisë që nevojiten në përditësimin e brezit 3.0.
Modelet së pari do të kenë nevojë për një instalim të softuerit të llojit 2.4 përpara se të kenë të drejtë të marrin softuerin e brezit 3.0. Sipas VW, mbi 200.000 klientë do të duhet të sjellin automjetet e tyre. Klientët do të kontaktohen nga Pashkët e tutje. Përditësimi i softuerit është planifikuar të dalë diku brenda tremujorit të dytë të 2022 nëpërmjet një përditësimi OTA.
Prodhuesit e njohur të automjeteve elektrike, si Tesla, kanë përdorur përditësime OTA në të gjitha sferat e modeleve për vite me radhë. Këto OTA janë veçanërisht të rëndësishme për shkak të lehtësisë së tyre të vendosjes dhe efikasitetit.
Tesla mund të dërgojë përditësime automatike të softuerit tek modelet ekzistuese pa pasur nevojë që ato të sillen në fabrikë për çdo përditësim. Përfitimi i përdorimit të një sistemi përditësimi OTA është se i lejon prodhuesit të mirëmbajnë dhe përmirësojnë vazhdimisht softuerin ekzistues.