Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Aqif Rakipi pjesë e masakrës zgjedhore, ka blerë vota për hesap të Ramës


Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas sanksioneve të vendosura nga SHBA për Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.

Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendin, Basha tha se Rakipi ishte një nga mekanizmat e masakrës zgjedhore, ndërsa shtoi se ai bleu vota për Ramën.

Bashkë me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, Rakipi është një nga mekanizimet e masakrës zgjedhore. Një nga individët siç e tregon dhe SHBA, që ka blerë vota për hesap të Edi Ramës. Janë njerëz që me anë të blerjes së votave, kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. S’duhet të harrojmë pavarësisht mekanizmat e 25 prillit. Diferenca mes Edi Ramës dhe Opozitës ishte e barabartë me 2 mandatet që mblodhi Aqif Rakipi. Interesi kryesor i Edi Ramës është të kënaqë orekset e grupeve kriminale. Përshëndes vendimin e SHBA dhe u them shqiptarëve që nuk jemi vetëm në këtë betejë që të kemi që qeveri që nuk është pjellë e korrupsionit por një parlament që buron nga vota e lirë”, tha ai.