Vendosni fjalën kyçe....

Britania si SHBA, vë sanksione dhe shpall “non grata” Milorad Dodik dhe Zeljka Cvijanovic


Britania i është bashkuar SHBA-ve duke vendosur sanksione ndaj anëtarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik si dhe ndaj presidentes së entitetit të Republikës Srpska, Zeljka Cvijanoviç.

“Qeveria britanike vendos sanksionet e para për dy politikanë të Bosnje-Hercegovinën .

Ditën e sotme, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sanksionoi anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe presidenten e Republikës Srpska, Zeljka Cvijanovic, pasi kanë minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës.

Në bazë të sanksioneve, Dodik dhe Cvijanovic nuk lejohet të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar si dhe të përdorin ose të kenë akses në asnjë pasuri që mund të kenë në territorin britanik.”- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria britanike beson se dyshja Dodik-Cvijanovic po minon qëllimisht paqen e fituar me vështirësi në Bosnje dhe Hercegovinë.

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar sot Milorad Dodik, anëtar serb-boshnjak i Presidencës në nivel shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës dhe, për aktivitetin e tyre destabilizues në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ministrja e Jashtme Liz Truss tha:

“Këta dy politikanë po minojnë qëllimisht paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë.

Të nxitur nga Putin-i, sjellja e tyre e pamatur kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Me këto sanksione të ashpra po tregojmë se armiqtë e paqes do të mbajnë përgjegjësi.”