Kryeplaku i Vermoshit, Prek Vata, ka denoncuar djegien e mjetit të tij duke pohuar se ngjarja është e qëllimshme.
Vata ka qenë personi që ka folur në media për avionin e rrëzuar në tetor 2021, shkruan BW.
Sipas dëshmive asokohe, personat që ishin brenda avionit të vogël nuk i lejuan barinjtë e banorët e zonës që të afrohen për të ndihmuar e u larguan më pas me një mjet fuoristradë pa u kapur.
Vata ka qenë një nga personat që ka denoncuar ngjarjen asokohe. Ai ka deklaruar sot se djegia e makinës së tij është e qëllimshme por nuk ka dhënë ndonjë hollësi mbi autorët e mundshëm.