Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një interviste për CBS se vendi i tij nuk është i gatshëm të heqë dorë nga asnjë territor për të qetësuar Rusinë, duke përfshirë edhe Krimenë. Pavarësisht se kjo ishte një nga kushtet e Rusisë për të ndaluar luftën.
“Në përgjithësi, ne nuk jemi gati të japim territorin tonë. Unë mendoj se tashmë kemi hequr dorë nga shumë jetë. Kështu që ne duhet të qëndrojmë të patundur për aq kohë sa të mundemi. Por kjo është jeta. Gjëra të ndryshme ndodhin.”-tha Zelensky.
Presidenti ukrainas vazhdoi duke thënë se ata e kuptojnë se pala ruse ka kërkuar gjithmonë një njohje të Krimesë si pjesë e territorit rus. Por ai theksoi se s’do e bënte kurrë këtë.
“Unë definitivisht nuk do ta njoh këtë dhe ata me të vërtetë do të donin të merrnin pjesët jugore të vendit tonë. Unë e kuptoj qartë se pyetje të tilla do të ngrihen në negociata nëse do të mbahen ndonjëherë. Por ne nuk ishim të gatshëm të hiqnim dorë nga territori ynë që në fillim. Nëse do të kishim qenë të gatshëm të jepnim territorin tonë, nuk do të kishte pasur luftë. “– deklaroi ai.
Në lidhje me atë që çfarë do të shënonte fitore për popullin e tij, Zelensky tha se kthimi i refugjatëve do të ishte një tregues kryesor.
“Ata do të kthehen.”– tha ai. “Kthimi i refugjatëve është gjaku, trupi i Ukrainës. Pa ta, nuk ka asgjë. Bombardimet do të përfundonin e ne do të rikuperonim territorin tonë. Nuk do të kishte ushtarë rusë në vendin tonë.”
“Po, e kuptoj se ata nuk do të tërhiqen nga Krimea dhe do të diskutojnë dhe negociojnë për një territor apo një tjetër në jug të vendit tonë si, Donbassi.”- tha ai për Rusinë. “Unë e di saktësisht se çfarë duhet të ndodhë, pas së cilës mund të themi se kjo është fitore. Por nëse nuk e keni problem, nuk do të flas ende për këtë.”