Vendosni fjalën kyçe....

“Në Tiranë ndodhen 20-30 prokurorë evropian, kanë dosjet më përvëluese për Tiranën, Beogradin e Shkupin”-Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për emisionin “Politiko” deklaroi se në Tiranë ndodhen 20-30 prokurorë evropian të cilët kanë dosje përvëluese.

Berisha, i cili pretendon se në Tiranë ndodhen rreth 30 prokurorë evropianë lidhet me telefonat BQ të cilat kanë komunikime.

Në Tiranë janë 20-30 prokurorë evropian, kanë disa ditë këtu. E keni dëgjuar ju atë historinë e telefonave BQ. 30 prokurorët kanë dosjet më përvëluese për Tiranën, për Beogradin dhe për Shkupin. Unë nuk e di të jetë i përfshirë Basha. Nuk di të ketë patur telefon BQ.

Kur unë ia shihja, në parlament thosha kush e di pse mbajnë dy telefona, ato paskan qenë telefona të tillë. Atyre po u lëviz tepeleku tani. Janë disa emra, janë socialist.

Qeveritë e Beogradit, aty ka akuza nga më të rënda, gjithashtu dhe qeveria e Tiranës dhe e Shkupit. Po punohet ditë e natë për transkriptin me një numër të madh përkthyesish. Nuk ka parë Tirana kurrë më parë një numër kaq të lartë prokurorësh të huaj”, tha Berisha.