Degët e PD-së në Fier, Fushë Krujë e Selenicë kanë zgjedhur krerët që do i drejtojnë për katër vitet në vijim.
Në Fier gara ka qenë më e ekuilibruar duke qenë se Rrapi Gjika ka fituar me 56% të votave.
Në Fushë Krujë është konfirmuar Agron Loka me 92% të votave ndërsa në Selenicë është zgjedhur Leonard Rakipaj me 76% të votave.
Njoftimi i Partisë Demokratike
“Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është përmbyllur procesi zgjedhor në tre degët e PD Fier, Selenicë dhe F. Krujë.
Procesi i votimit u mbyll në orën 18.00.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetarë të degëve të PD shpallen si më poshtë vijon:
- PD Fier, z. Rrapi Gjika me 56% të votave
- PD Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 76% të votave
- PD Fushë-Krujë, rikonfirmohet z. Agron Loka me 92% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit ‘një anëtar një votë’, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.”