Vendosni fjalën kyçe....

Po ikte në Itali, arrestohet kryetari i të përndjekurve politik në Mirditë për protestën e Rrugës së Kombit


Ndalohet në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, kryetari i të përndjekurve Politikë të Mirditës, Kol Nikolli.

Sipas “Balkanweb”, Nikolli po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë, përmes aeroportit të Podgoricës.

Kjo pasi kishte një urdhër arresti ndaj tij për protestën e zhvilluar në muajin Mars kundër rritjes së çmimeve, në rrugën e Kombit. Dhjetëra protestues bllokuan atëherë në shenjë revolte rrugën e Kombit duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Mirëpo Nikolli ka deklaruar se nuk kishte marrë pjesë në protestë dhe është shprehur i habitur për urdhrin e arrestit ndaj tij.