Vendosni fjalën kyçe....

Rama në konferencën me Scholz: Ballkani i Hapur përpjekje për të jetësuar Procesin e Berlinit


Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së tij së bashku me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz deklaroi se Ballkani i Hapur është përpjekje për të jetësuar Procesin e Berlinit.

Më tej ai i kërkoi Gjermanisë të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të liberalizojë vizat për Kosovën.

Unë e informova Kancelarin edhe për ‘Ballkanin e Hapur’ që nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit. Shpresoj që Gjermania të bëjë pjesën e saj sa i përket përmbushjes së procesit dhe bashkimit nga BE për uljen në tryezë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmbushë dhe kërkesën për liberalizimin e vizitave për Kosovën. është proces i bllokuar dhe shpresojmë që të gjitha vendet e Ballkanit të marrim atë që meritojnë në raport me ecurinë e tyre drejt BE. Po e bëj një ftesë publikisht do të ishim të nderuar që të vizitoni Shqipërinë dhe Rajonin. BE ka nevojë për Rajonin dhe Rajoni për BE.”, tha Rama.