Një tjetër oficer i lartë rus thuhet se është vrarë në Ukrainë, duke u bërë i fundit nga një sërë pjesëtarësh të personelit të lartë rus që ka rënë që nga fillimi i luftës 46 ditë më parë.
Sipas raportimeve të mediave, koloneli Alexander Bespalov ishte komandant i Regjimentit të Tankeve të 59-të të Gardës. Nuk dihet se ku dhe si ai u vra, shkruan BBC.
The #Ukraine Armed Forces claim that they eliminated the next Russian top military officer – a commander of the elite Russian 59th tank regiment, Col. Alexandr Bespalov. pic.twitter.com/MuZp3F2Xwv
— Victor Kovalenko (@MrKovalenko) April 8, 2022
Në një postim, që supozohet të jetë bërë nga motra e Bespalovit, thuhet se “është e pamundur të shprehësh me fjalë se çfarë dhimbje ndjen kur humb një person të afërt dhe të dashur”.
Të premten, Ukraina pretendoi se rreth 19 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftime. Më 25 mars, Rusia vendosi shifrën e saj të viktimave në 1 mijë e 351.