Vendosni fjalën kyçe....

Scholz nuk përmend Ballkanin e Hapur: Angazhohem për gjithçka që mbështet procesin e Berlinit


Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz gjatë konferencës për shtyp pas takimit me Kryeministrin Edi Rama është pyetur nga gazetarët për Ballkanin e Hapur.

Kancelari në deklaratën e tij nuk ka përmendur direkt që mbështet Ballkanin e Hapur por tha se angazhohet në gjithçka që mbështet procesin e Berlinit.

Lidhur me hapjen e negociatave Scholz theksoi se do japë kontributin e tij që të hapen negociatat për Shqipërinë.

“Ju e patë që çështjen e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor e përmenda disa herë, por ajo përmendet dhe në programin e qeverisë aktuale dhe në takimet në Evropë. Tani është momenti, ka kaluar një kohë e gjatë dhe tani duhet të hidhet hapi tjetër. Me gjithë fuqinë që kam dhe të qeverisë federale unë do të japim atë kontribut që kjo të ndodhë vërtet. Jetojmë në kohë të reja, ka të bëjë dhe me agresionin rus, prandaj shumë njerëz në Evropë, është rritur vëmendje që ne duhet ta mbështesim njëri tjetrin në situatën e tanishme.

Me çdo rast do të angazhohem për gjithçka që e mbështet procesin e Berlinit, që hapat e lirive bazë të mundësohen që përmes kësaj të arrihet integrimi në Bashkimin Evropian dhe të përfundojë në një zhvillim ekomomik për vendet e rajonit.” –  u shpreh kancelari Olaf Scholz.