Vendosni fjalën kyçe....

“Vetëm Xhaçka ka burrë strategjik”- Berisha replika me Ministren e Jashtme


Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme janë përfshirë në polemika me njëri tjetrin në seancën parlamentare.

Berisha i tha Xhaçkës se ka burrë strategjik për shkak të statusit që bashkëshorti i ministres ka marrë për ndërtimin resorteve.

Replikat:

Sali Berisha: Ballkani i hapur projekt i Serbisë së madhe, i vasalitetit ndaj Serbisë, mbjell çdo ditë luftë të ftohtë ndaj tre vendeve që nuk e kanë firmosur. Është denoncuar nga BE dhe përfaqësues të lartë të SHBA . Nuk ka asnjë synim tjetër veç se tualeti dhe make up ndaj një njeriu që nuk njeh gjenocidin në Kosovë, Vuçiç. Kjo ishte vetëm një anë, më duhet tu them zonja, të gjitha keni bashkëshort por vetëm njëra ka super bashkëshort, strategjik madje, Olta Xhaçka e cila e ka lumturuar me zona në jug, partner strategjik. E nderuar zonjë është mirë me heq dorë nga statusi i burrit strategjik dhe të kesh një burrë si të gjitha.

Olta Xhaçka: Jam krenare për burrin tim, por nuk e di sa krenare është gruaja juaj për ju, por burri im është në tokë të vet dhe s’ka përfituar asnjë cm katror nga shteti ndaj është e turpshme, ua thash kini respekt për veten dhe mos gënjeni siç keni bërë se është turp në këtë moshë