Vendosni fjalën kyçe....

“Berisha futi Shqipërinë në NATO, po ju do a i hapni negociatat?” – Rama: Mos bëni humor


“Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij Shqipëria fitoi liberalizimin e vizave dhe futi Shqipërinë në NATO. Po ju a do të hapni negociatat gjatë këtij mandati të tretë qeverisës?”-ishte pyetja e gazetarëve që duket se e nervozoi sot kryeministrin Edi Rama. Ai iu përgjigj gazetarëve se kur i bënin këtë pyetje e kapte një gaz i papërmbajtshëm.

“Mos bëhemi për humor as ju as unë, këto nuk janë gjëra që ia jep Shqipërisë një person, qoftë ky I quajtur qoftëlarg apo qoftëafër por është një proces. Këto janë ngjarje që lidhen me vullnetet e vendeve të tjera sepse në raport me mua do ishin hapur me kohë. Ne e kemi merituar hapjen e negociatave 3-4 vite më parë, problemi është i atyre pasi ne i kemi plotësuar kushtet. Kur thoni kush e futi Shqipërinë në NATO, më vjen një siç thoshte Konica, i papërmbajtur gaz. Shqipërinë në NATO e futi SHBA.”– u përgjigj Rama.

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një bashkëbisedim me gazetarët në mbyllje të vizitës së tij zyrtare në Gjermani.