Vendosni fjalën kyçe....

Berisha lë mbledhjen e Grupit Parlamentar: Alibeajn e kemi toleruar do pushojë së qeni kryetar


Ish-kryeministri Sali Berisha pasi la mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, në një prononcim të shkurtër për mediat kritikoi Enkelejd Alibeajn.

Berisha tha se Alibeaj ishte toleruar shumë, duke shtuar se ai nuk do të ketë më funksionin e kreut të grupit të PD-së.

Për të qenë i hapur me ju si një njeri që isha shprehur për Enkelejd Alibeajn ndonëse me probleme të vërteta qenia e tij si kryetar grupi, por me një marzh tolerance të padiskutueshme, me veprimin e tij ai pushon së qenuri kryetar i grupit parlamentar. Është veprim shumë i gabuar, i shërben qeverisë. Ai nuk ka asnjë funksion të tillë. Ika, ika se kam takime.”, tha Berisha.