Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama e ambasadorët po i bëjnë presion gjykatës, kam dy burime


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së se Edi Rama dhe diplomatët po bëjnë presion në gjykatë pas ankimimit të Enkelejd Alibeaj për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha theksoi se ka siguruar dy burime dhe provat nuk do të përtojë t’i bëjë publike.

Ndërsa, i pyetur nëse do të jetë pjesë e mbledhjes së thirrur të mërkurën nga Enkelejd Alibeaj, Berisha theksoi se nesër nuk ka asnjë mbledhje dhe paralajmëroi se Alibeajn do ta “ndjekë fati i Bashës.”

“Edi Rama po përdor si mashë, po bëhen presione të jashtëzakonshme në gjykatë, të gjithanshme. Nëse s’do kisha dy burime nuk do ta thosha. Po e ndjek. Paralajmëroj se qeveritarë dhe jo vetëm kanë ndërhyrë fuqishëm në gjykatë. Diplomatë e ambasadorë. Kam siguruar dy burime. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk do të përtoj t’i bëj publike”-tha Berisha.