Vendosni fjalën kyçe....

Britania e Madhe thotë se ‘të gjitha mundësitë janë në tryezë’ nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë


Të gjitha mundësitë do jenë në tryezë për mënyrën se si Perëndimi do reagojë ndaj çdo përdorimi të armëve kimike në Ukrainë nga Rusia, tha të martën ministri britanik i Mbrojtjes James Heappey.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha të hënën se Britania po punonte me partnerët e saj për të verifikuar hollësitë e raporteve se forcat ruse mund të kenë përdorur agjentë kimikë në një sulm në qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol, ku mijëra besohet se kanë vdekur gjatë një rrethimi shtatë javor.

“Ka disa gjëra që janë përtej kufijve dhe përdorimi i armëve kimike do të marrë një përgjigje dhe të gjitha mundësitë janë në tryezë lidhur me mënyrën e reagimit.” – tha Heappey për Sky News, duke shtuar se inteligjenca britanike e mbrojtjes deri më tani kishte qenë në pamundësi për të verifikuar raportet.

I pyetur në Radio LBC nëse ai mund ta përjashtonte këtë duke përfshirë vendosjen e trupave britanike ose të NATO-s në tokën ukrainase, Heappey tha: “Jo nuk e përjashtoj, të gjitha mundësitë janë në tryezë.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të hënën se Rusia mund të përdorë armët kimike në vendin e tij dhe i bëri thirrje Perëndimit të vendosë sanksione më të forta ndaj Moskës.

“Nëse armët kimike janë përdorur, ky është një moment shumë i rëndësishëm për kryeministrin tonë dhe krerët e tjerë të qeverive në mbarë botën që të shqyrtojnë se si do t’i përgjigjen kësaj.” – tha Heappey për BBC TV.