Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi thirrje partive politike: Nisni punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, zgjedhjet nuk janë larg


Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u ka bërë sot thirrje partive politike që të nisin nga puna për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.

Celibashi u kujton subjekteve politike se zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg.  

“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit. Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar.”– shkruan Celibashi.