Vendosni fjalën kyçe....

Debate në mbledhjen e PD-së, Berisha-Alibeajt: Rishiko pozicionin, po punon për interes të Bashës


Me debate po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj nuk ka qenë i ftuar ish-kryeministri Berisha i cili megjithatë po merr pjesë.

Në fjalën e tij brenda mbledhjes, Berisha i ka kërkuar Alibeajt që të rishohë pozicionin e tij pasi po punon për interes të Lulzim Bashës i cili kontrollohet nga kryeministri Rama.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD-së për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama. Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë, si te deputetët për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarjeje. Por po ju them në këtë kontekst u shpreh publiisht se nuk e pranojmë kreun e grupit pasi në Kuvendin e 11 dhjetorit është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh.” – ka thënë Berisha, shkruan BW.

Po kështu ish-kryeministri ka deklaruar se Alibeaj e ka bërë padinë ndaj PD-së në gjykatë pa asnjë tagër për duke shtuar se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë presion ndaj gjykatës me qëdrimet e mbajtura.

“Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnje tagër Alibeaj ka paditur PD-në në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion ndaj gjykatës.” – ka shtuar Berisha.