Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Të ndërpritet kontrata për Inceneratorin e Tiranës, kam indicie që do i kthej në prova


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në mbledhjen me delegatët e Konvestës Kombëtare ka kërkuar ndërprerjen e kontratës së inceneratorit të Tiranës.

Kryemadhi tha se po pret ende drejtësinë e re për inceneratorin e Tiranës.

Kryetarja e LSI shtoi se ka indicie të cilat do i kthejë në prova për të zbardhur rolin e secilit të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“Mirë Elbasani që janë marrë të gjitha paratë, ndërsa Fieri 98% është paguar, po Tirana që vijon thith paratë e qytetarëve? Cfarë pret qeveria?  Ajo duhet ndërprerë menjëherë si kontratë koncesionare, por edhe minimalisht, pezullohet ekzekutimi i kontratës, si shenjë e vullnetit të mirë nga ana e qeverisë, dhe derisa të gjykohet nga gjykata, kjo kontratë mund të administrohet nga një Administrator i zgjedhur nga shteti shqiptar.

Unë mbetem ende në pritje të drejtësisë së re për rastin e koncesionit 30 vjecar të inceneratorit të Tiranës.

Kam indicie që po i përgatis për t’i kthyer në prova dhe nuk do ndaloj për të zbardhur rolin e secilit, përfitimin e kujtdo, dhe vjedhjen më të madhe që i është bërë qytetarëve shqiptarë në 100 vjet shtet, falë gjithë qeverisë rilindase në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe Kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashin, që për këtë të fundit është ushtruar një presion I jashtëzakonshëm për të mos u goditur bashkë me Alqi Bllakon për shpronësimin në Fier”, deklaroi Kryemadhi.