Vendosni fjalën kyçe....

Liderët fetarë do të vizitojnë Ukrainën në shenjë solidariteti


Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë po viziton Ukrainën këtë të martë për të treguar solidaritet me ata që janë prekur nga pushtimi.

Grupi pritet të takojë ata që janë larguar nga Ukraina lindore për në qytetin perëndimor të Chernivtsi.

Siç shkruan BBC, delegacioni do të përfshijë murgj, rabinë, klerikë myslimanë, udhëheqës fetarë budistë dhe hindu si dhe ish-kryepeshkopin e Canterbury-t, Rowan Williams.

Williams i tha “BBC Radio Four” në një intervistë javën e kaluar se kishte një “rast të fortë” për të përjashtuar Kishën Ortodokse Ruse nga Këshilli Botëror i Kishave, pasi kishte dështuar të dënonte vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Papa Françesku e ka bekuar vizitën e tyre në Ukrainë, duke thënë se kjo nuk ishte koha për të heshtur, por për të kërkuar me forcë ndalimin e atyre që ai i quajti “veprime të neveritshme”.