Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. P., 24 vjeç, pasi akuzohet për “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Policia e Durrësit ka ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të 24-vjeçarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme, si dhe një dorezë metalike (përforcues grushti).