Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Alibeaj po vepron sipas axhendës Basha-Rama e porosive në Kongresin e PS-së, flet për bashkim e kërkon përjashtim


Deputeti i PD-së Paloka ka thënë pas mbledhjes së grupit parlamentar se Alibeaj vijon të veprojë sipas porosive të Kongresit të PS-së.

Në deklaratën e tij për mediat Paloka tha se Alibeaj edhe pse flet për bashkim po punon sipas axhendës Basha-Rama duke thënë se ish-kryeministri Berisha e deputetët e foltores janë të përjashtuar nga PD-ja.

“Alibeaj vjen të flasë gjoja për bashkim, por vepron sipas axhendës së Kongresit të PS-së. Alibeaj ka parashikuar në axhendë bashkimin dhe e fillon mbledhjen me axhendën që la Rama në Kongresin e PS-së duke kërkuar përjashtimin e deputetëve të PD-së. Këta deputetë janë të përjashtuar, Sali Berisha është i përjashtuar. Ai vijon me axhendën e Kongresit të PS-së. Janë dy-tre deputetë që janë pjesë e kësaj axhende Basha-Rama.” – tha ndër të tjera Paloka.

Mbledhja e sotme u shoqëruar me debate teksa Berisha i kërkoi Alibeajt të rishihte pozicionin duke qenë se po punonte për interes të Lulzim Bashës, i cili sipas tij kontrollohet nga kryeministri Rama.