Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Laç-Mamurras ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
Në aksidentin e ndodhur në Katund të Ri janë përfshirë dy mjete ndërsa dy nga të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar pasi kanë qenë në gjendje më të rëndë.
Ndërsa dy të tjerët po mjekohen në spitalin e Lezhës.