Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama ka hyrë në një spirale te tmerrshme politike, ka makth opozitën e vërtetë dhe rikthimin tim


Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Abc News duke komentuar Kongresin e Partisë Socialiste dhe deklaratat e Edi Ramës tha se Kryeministri ka hyrë në një spirale të tmerrshme politike për të.

Sipas Berishës mohimi i opozitës është përpjekja për të shpëtuar nga makthet që i krijon Ramës opozita e vërtetë dhe rikthimi i liderit historik të PD-së.

Kur njeriu futet në një spirale të tillë do të thotë se ai jeton me lugetër me fantazma dhe është afër finales së tij politike, ditëve të fundit të tij në politikë. Unë nuk flas për jetëgjatësi biologjike, por ai lajmëroi në Kongresin e tij hyrjen në një spiral të tmerrshëm politik për të.

Dy qenë momentet, e para mohimi i opozitës, që është përpjekja e një njeriu të tmerruar për të shpëtuar nga makthet që i krijojnë opozita e vërtetë atij dhe rikthimi i njeriut që ka të gjithë trashëgiminë, të gjithë potencialin për ta nxjerrë atë nga skena politike.

Sali Berisha është i vetmi person në politikën shqiptare që e ka mundur 3 herë Edi Ramën. Zotohem para të gjithë të gjallëve në Shqipëri se Edi Ramën do ta nis politikisht atje ku e meriton.”-tha Berisha.