Vendosni fjalën kyçe....

Man.City dhe Liverpool kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve


Me dy sfidat e luajtura ditën e sotme ka përfunduar edhe faza çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Liverpool janë kualifikuar për në gjysmë finale të cilat luajtën sot përballë Atletiko Madrid dhe Benficas.

Të dyja sfidat përfunduan në barazim ditën e sotme por takimet e një jave më parë vendosën kualifikimin.

Sfida mes Atletico Madrid dhe Manchester City e cila përfundoi në barazim pa gola u luajt mes tensioneve në fundin e saj ku përpjekjet e spanjollëve për të shënuar ishin të shumta.

Në fundin e lojës pati tensione mes futbollistëve ku një ndërhyrje e diskutueshme e Felipe ndaj Foden shkaktoi nervozizëm te Saviç i cili tërhoqi lojtarin e Man.City për ta ngritur nga rrëzimi.

Atletiko Mardid provoi të shënonte por pa mundur të çojë në topin në rrjetë.

Në sfidën tjetër mes Liverpool dhe Benficës u shënuan 6 gola por në fund u kualifikuan të “kuqtë”.

Për Liverpool shënoi Konate dhe një dygolësh Firmino ndërsa për Benficën shënuan Ramos, Yaremchuk dhe Nunes.

Me përfundin e dy sfidave të fundit janë konfiguruar edhe gjysmëfinalet ku Liverpool do përballet me Villareal të lehtë në letër ndërsa Manchester City gjen Real Madridin.